Më 23 prill bota shënon Ditën e Librit. Dita shënohet me vendim të UNESKO-s që nga viti 1995. Në Bullgari botohen rreth 10 000 libra në vit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Është interesante të shënohet se libri i parë i botuar bullgar është nga shekulli XVI. Botuesi i tij është Jakov Krajkov, i cili ka lindur në Malin Osogovska në një familje priftërinjsh.
Në vitin 1519 - 1520 në Venecie serbi Bozhidar Vukoviç themeloi shtypshkronjën më të madhe cirilike sllave. Jakov Krajkov e mori me qira në vitin 1566 dhe në të njëjtin vit ai shtypi librin e vet të parë “Çasosllovec” (një libër kishtar me lutje për orët e ndryshme të ditës dhe natës) - tregon në faqen e saj në internet Biblioteka Kombëtare "Shenjtorët Kirill dhe Metodij". Sot, botimi në fjalë zë një vend të veçantë në thesarin e librave të bibliotekës.Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..