Në javën në të cilën shënojmë Ditën Botërore të Librit - 23 prill, doli nga shtypi një foto-libër shumë special falas me kauzë dhe mesazh. “Të njihemi me “fëmijët e ndryshëm” të Bullgarisë” është një mundësi të takohemi me 35 fëmijë të diagnostikuar me sëmundje si paraliza cerebrale, autizmi, sindroma Daun e të tjera. Përveç fotografive, në libër janë përfshirë disa nga historitë personale të pjesëmarrësve në të, si dhe karakteristika bazë të sëmundjeve të tyre.
Misioni i këtij botimi është që të mund t’i bëjë më të njohur e të dallueshëm, kurse ata të cilët vuajnë - të jenë të pranuar nga shoqëria jonë. Vetëm në këtë mënyrë këta fëmijë dhe të afërmit e tyre do të mund të kenë një jetë më të mirë, janë kategorik Anna Jonçeva, themeluese e projektit “Fëmijët e ndryshëm të Bullgarisë” dhe Vanja Todorova - kryetare e fondacionit “Ne mundemi së bashku”. Prandaj dhe theksi në historitë e librit janë ëndrrat dhe mundësitë, të cilat i kanë modelet e buzëqeshura të fotografes Anna Jonçeva, që të mund të kuptohet se shpesh herë ato janë të njëjtat si tonat.
Libri do të shpërndahet falas nëpër të gjithë vendin dhe kryesisht nëpër shkolla, kurse qëllimi më i madh i projektit “Fëmijët e ndryshëm të Bullgarisë” është një ngjarje e vazhdueshme për grumbullimin e parave për blerjen e kolovajzave speciale-peshore, të përshtatura për fëmijët në karrige me rrota. Deri në këtë moment ka të prodhuara dhe të montuara 15 pajisje të tilla, në sajë të përpjekjeve të Anna Jonçevës. Premiera e librit “Të njihemi me “fëmijët e ndryshëm” të Bullgarisë” në Sofje është më 24 prill në kuadrin e Pazarit Pranveror përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës .
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..