Nga nesër, lejohet trajnimi në qendrat arsimore në një distancë fizike prej të paktën një metër e gjysmë. Është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe dezinfektimi çdo orë. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov, bëri të ditur reporterja jonë Milla Mlladenova.
Në të Ditën e Dafinave dhe Pashkët e ardhshme në kisha do të mund të hyhet vetëm me maska duke u respektuar distanca e domosdoshme. Besimtarët këshillohen të mos i puthin ikonat. Degët e shelgut në Ditën e Dafinave do të shpërndahen jashtë tempujve dhe policia do të kujdeset për rendin publik.
Në lidhje me sezonin turistik që nga 1 maji, në vend do të hyhet vetëm me një certifikatë vaksinimi, PCR negativ dhe test antigjeni, ose me një dokument se personi e ka kaluar Covid-19, por ai do të jetë i vlefshëm jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari.
Dy ditë para ndeshjes së futbollit Levski - CSKA Sofje u mor një vendim për kthimin e tifozëve në stadiume por me 30% përdorim të kapacitetit dhe jo më shumë se 1000 njerëz në sektor.Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..