Vendimi nëse të dërgohet Plani për Rimëkëmbjen e Bullgarisë pas pandemisë në Komisionin Evropian ose të vonohet pas 30 prillit varet nga qeveria. Ky dërgim nuk është i kufizuar nga moratoriumi i vendosur nga parlamenti mbi punën e kabinetit, tha kryetari i komisionit parlamentar për buxhetin dhe financat Georgi Ganev para Radios Kombëtare Bullgare.
Sipas ekonomistit në Planin e Rimëkëmbjes ka përparësi të përcaktuara nga institucionet evropiane në lidhje me qëndrueshmërinë dhe stabilitetin. Ganev beson se boshllëqet në dokument lidhen me programet e digjitalizimit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..