Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani i Rimëkëmbjes mund të paraqitet deri në vitin 2022

Tomisllav Donçev
Foto: BGNES

Vendet anëtare të BE do të jenë në gjendje të paraqesin në Bruksel planet e tyre kombëtare të rimëkëmbjes deri në vitin 2022. Shtyrja u njoftua disa ditë më parë, njoftoi Zëvendëskryeministri në dorëheqje Tomisllav Donçev. Plani bullgar pritet të miratohet nga qeveria nesër. Deri tani konsiderohej se në rast se Bullgaria e paraqet planin e saj në KE deri në fund të prillit dhe nëse ai miratohet, pagesat e para mund të priten në korrik, njoftoi reporterja jonë Marta Mlladenova.

Ju kujtojmë se në mes të prillit, në një intervistë për BNR, ish Zëvendëskryeministrja Daniella Bobeva paralajmëroi se tani për tani Bullgaria do të duhet të mbështetet në buxhetin e saj, pasi paratë e BE nuk do të vijnë këtë vit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi deri në 14-16°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri..

botuar më 25-09-18 7.35.MD

Përpjekja e pestë për të rrëzuar kabinetin e Rosen Zheljazkov u dështua

Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga një total prej 234, deputetët nga GERB-SDS, DPS-Fillimi i Ri, BSP dhe ITN shpëtuan kabinetin. 101..

botuar më 25-09-18 6.01.MD
Borisllav Gucanov

Fëmijët do të mund të raportojnë dhunën nga telefonat e tyre celularë

Fëmijët do të jenë në gjendje të raportojnë nëse ata ose bashkëmoshatarët e tyre bëhen viktima të dhunës, përmes aplikacionit celular CyberKidz Patrol, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Ai do të jetë i disponueshëm për..

botuar më 25-09-18 3.01.MD