Bullgaria do të njohë testet e miratuara nga BE për Covid
Testet e shpejta të 16 prodhuesve do të njihen në Bullgari, tha para bTV kryeinspektori shëndetësor shtetëror Doc. Angell Kunçev. “Lista u përgatit nga BE sepse hasëm teste të pasakta”, shtoi Kunçev. Testet do të jenë një nga kushtet për udhëtim dhe hyrje të turistëve në vend. Mundësitë e tjera do të jenë PCR test negativ ose një certifikatë vaksinimi. “Me këto kërkesa dhe me punonjësit e vaksinuar në sektorin e turizmit, të cilët do të imunizohen ndoshta deri në fund të majit, do të jemi një destinacion i sigurt”, shpjegoi docenti. Deri më tani, nuk ka gjasa që lloji i ri indian i koronavirusit të ketë arritur në vend.
Biznesi i turizmit dëshiron qartësi për sezonin e verës
Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike në vend. Kjo u njoftua nga Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov në një takim me industrinë e turizmit, transmetuar në Facebook. Ministrja e dorëhequr Mariana Nikollova tha se sezoni turistik veror do të kalojë në përputhje me të gjitha protokollet covid. Kryetari i Asociacionit të Pronarëve në Turizëm Georgi Nikollçev tha se këtë sezon 70 për qind e hoteleve në kompleksin më të madh turistik “Sllënçev Brjag” nuk do të hapen. Ai kërkoi qartësi se si turistët e huaj do të hyjnë në vend. Ai gjithashtu pyeti se si do të tërhiqen turistët rusë pasi Turqia mbyll tregun e saj për shkak të pandemisë dhe Bullgaria duhet të tërheqë këtë rrjedhë.
Brenda 2 javësh të shtruarit në spital me koronavirus u ulën me 1/4
1759 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 14 023 testeve të kryera. 12.54 për qind e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në kryeqytet – 338, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - 174, Varna - 136 dhe Stara Zagora - 120 raste të Covid-19. Janë të regjistruar 54 115 pacientë aktivë. 7669 pacientë janë shtruar në spital. 724 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Është i lartë numri i të vdekurve në 24 orët e fundit - 194 veta. 4100 persona u shëruan në po atë periudhë. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në 734 150. Për 24 orët e fundit u dhanë 10 910 doza. Deri tani të imunizuarit me dy doza të vaksinave janë 169 868 veta.
Masa për mbajtjen e maskave do të hiqet pasi imunizohet 75% e popullsisë
Sasitë e vaksinave që Bullgaria do të marrë në maj do të jenë dy herë më të larta se në prill, ndërsa në qershor do të ketë katër herë më shumë vaksina. Kjo do të zgjidhë problemin e sasisë dhe vendi duhet të përqendrohet në problemin tjetër, që është dëshira për imunizim. Këtë e tha inspektori shtetëror i shëndetësisë, Doc. Dr. Angell Kunçev, përpara agjencisë BGNES. Gjatë një konference shtypi për Javën Evropiane të Imunizimit, Doc. Dr. Kunçev ishte kategorik se qëllimi përfundimtar në luftën kundër Covid-19 është arritja e 70-75% të vaksinuarve. Pastaj "ne do të hedhim maskat, masat kufizuese do të hiqen dhe do të kthehemi në mënyrën normale të jetës," siguroi Kunçev.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..