Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, i cili është për një vizitë dy-ditore në Bruksel, diskutoi me eurodeputin bullgar Ilhan Kyçuk, i cili është dhe raportues i Parlamentit Evropian për vendin, mbi dinamikën politike në marrëdhëniet midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë dhe sfidat me të cilat përballen të dyja vendet. Ata të dy ranë dakord se nuk ka rrugë tjetër midis dy fqinjëve përveç ndërtimit të besimit dhe miqësisë.
“Edhe të dyja shtetet kanë angazhimin të bëjnë përpjekje të përbashkëta dhe të provojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Anëtarësimi i fqinjit tonë perëndimor në BE është me interes strategjik jo vetëm për të, por edhe për Bullgarinë, kështu që ka nevojë për dialog, marrëdhënie të sinqerta dhe një kthim në marrëveshjen nga viti 2017, "deklaroi Ilhan Kyçuk cituar nga korrespondentja jonë në Bruksel Angelina Piskova.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..