Një ekspozitë e kartolinave të pranverës dhe të Pashkëve na kthen 100 vjet mbrapa. Udhëtimi në kohë organizohet për vit të radhës nga Biblioteka rajonale “Hristo Botev” në qytetin Vraca. Vizituesit e ekspozitës kureshtare mund të shëtisin nëpër pjesën e vjetër të qytetit Vraca përmes 21 urimeve dhe përshëndetjeve të zgjedhura posaçërisht.
Kujtimet dhe tregimet nga eksponatet hapin gjerësisht dyert e sallonit për ballo në Klubin Ushtarak të qytetit, na shpien deri tek zona e preferuar e banuesve të Vracës Butov Doll në valle dhe kolovajze ose deri në Venecie - në një shëtitje me rastin e Pashkëve me varkë nën tingujt e orkestrës ose të gramafonit....
Në prag të festës së ndritshme, përpara godinës së bibliotekës është formuar një kënd shumëngjyrësh me një koleksion tepër të veçantë. “Sipas traditës, rreth Ditës së Dafinës dhe Ditës së Pashkës, ne bëjmë ekspozita. Gjatë viteve të fundit në to e v;m; theksin mbi një koleksionin tonë interesant prej kartolinave postare, e cila pasurohet vazhdimisht” - tregon për Radion Kombëtare Bullgare-Vidin Kalina Todorova nga departamenti i historisë krahinore të bibliotekës dhe shton:
“Sivjet vendosëm që për Pashkët të ruajmë traditën dhe të tregojmë një përzgjedhje prej 21 kartolinave të dashura postare dhe të bëjmë po kështu një ekspozitë të tillë online, që të mund të shikohet dhe pas kësaj. Përveçse e respektojmë traditën, vendosëm që dhe në një mënyrë të re t’u drejtojmë një sfidë të rinjve, duke i kthyer 100 vjet mbrapa me tregimet tona për festën. Prandaj e vëmë theksin mbi Pashkën në pjesën e vjetër të qytetit Vraca dhe mbi kartolinën postare si një mesazh, si një mbajtës i një bekimi dhe urimi festiv, i urimeve nga më të mirat drejtuar njerëzve më të afërt.”
Urimet nga kartolinat e ekspozitës me rastin e Pashkëve jo vetëm se na kthejnë mbrapa në kohë, por dhe zbulojnë momente interesante nga jeta dhe kultura e paraardhësve tanë. Disa nga eksponatet tregojnë fate personale dhe...dashuri romantike. Si për shembull historia e cila na kthen në mesin e shekullit të 20 në Klubin Ushtarak, në ballot në qytetin Vraca dhe në qytetin Pleven. “Kjo histori e dashurisë është e lidhur me një nga kartolinat tona - të pikturuar me dorë, e cila na ishte dhuruar nga Valentina Petrova, bashkë me letrat e dashurisë midis gjyshes dhe gjyshit të saj...”-tregon Kalina Todorova.
Ekspozita epistolare provokon edhe vizituesit e saj. Secili ka mundësi të dërgojë urimin e vet me rastin e Pashkës ndonjë njeriu të afërt, duke zgjedhur një kartolinë, duke plotësuar në vend adresën e marrësit dhe duke e lëshuar në kutinë e improvizuar postare për këtë qëllim. Nga ana e vet, organizatorët do të kujdesen që mesazhet me rastin e Pashkës të arrijnë në kohë deri tek marrësit e tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Biblioteka rajonale “Hristo Botev” në qytetin Vraca
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..