1382 janë rastet e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 9.8 për qind e 14 082 testeve të kryera. Në kryeqytet të sapo identifikuarit janë më shumë - 331, pasuar nga rastet në Plovdiv - 127 dhe në Varna - 121.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 50 782. Në spital trajtohen 7168 pacientë. 697 prej tyre janë në kujdesin intensiv.
Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit me koronavirus të vendosur është 96 persona.
Të shëruarit nga Covid-19 janë 3013.
Vaksinat e bëra janë një numër rekord – 25 355. Me to numri i të vaksinuarve rritet në 776 254. Nga këto 190 535 u imunizuan me dy doza.
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një program për testimin në shtëpi të kancerit të zorrës së trashë dhe qafës së mitrës. Testet do të jenë falas dhe do të shpërndahen nga mjekët e përgjithshëm dhe inspektoratet rajonale shëndetësore, njoftoi..
Mosha e daljes në pension nuk duhet të ndryshohet - ky qëndrim u shpreh nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Ai kujtoi se sipas ligjit, deri në vitin 2037ajo duhet të mbushë 65 vjeç...
Banorët e Sofjes po protestojnë sot kundër dy sindikatave më të mëdha, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Demonstrata e tyre do të zhvillohet nën moton "Jo përparësisë së punës me kualifikim të ulët mbi dijen". “Eventi është një iniciativë..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..