Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mesazh festiv është i koduar në pikturat e fëmijëve me temë “Recetat e gjyshes”

Penjo Ivanov: Askush nuk mund ta ndalojë dëshirën e njerëzve për të jetuar

10
Foto: facebook/receptitenabababg

Java e Ndritshme fillon që sot. Ditët pas Ringjalljes sjellin ndriçim dhe shpresë për jetën e përjetshme. Kisha lavdëron apostujt e shenjtë dhe Shën Marinë, kurse në shtëpitë tona është kohë për të festuar. Populli e quan këtë javë “boshë”, sepse sipas traditës në këtë periudhë nuk duhet bërë asnjë lloj pune.

Në Të Hënën e sotme të Ndritshme euforia nga festa, shija e këndshme nga kozunakët /bukë me sheqer/ dhe vezët me ngjyra të shumta përmbushin çdo një shtëpi bullgare, më në veçanti aty ku ka fëmijë. Në disa krahina të Bullgarisë dita pas Pashkës quhet akoma dhe E Hëna e “Rrëmbyeshme”. Emërtimi vjen nga tradita e ruajtur në rrethin e qyteteve Gabrovo dhe Kazanllëk për shpërndarjen e vezëve shumëngjyrëshe. Riti bëhet për begati dhe pjellori të tokës dhe për mbrojtje të rendimentit nga breshërima. Prandaj të rinjtë nga vendi i populluar dalin në lëndinë, ndahen në dy grupe dhe i rrotullojnë vezët e kuqe midis njeri tjetrit. 


Shtëpia, familja, kurse më pas shkolla dhe vatra e kulturës janë vendet, ku ruhen traditat. Bën përshtypje, se gjithnjë e më shumë njerëz i japin llogari vetes për rolin e traditave dhe të folklorit në komunikimin me fëmijët dhe edukimin e tyre. “As pandemia, as çfarëdo qofshin çështjesh aktuale politike, nuk mund të pengojnë synimin tonë njerëzor të ruajmë bullgaren dhe të kemi shpresë për nesër” - thotë Penjo Ivanov, i njohur me këtë se më shumë se 10 vjet organizon festivale kulinare “Tryeza e larmishme” në dhjetëra qytete dhe fshatra, kurse rreth tyre dhe konkursin për pikturë të fëmijëve dhe krijim letrar me temë “Recetat e gjyshes”.  

“Çdo një bullgar është ruajtës i traditave. Kështu ka qenë, traditat transmetohen në familje dhe ato kanë ndihmuar të ruhemi si popull shekuj të tërë me radhë”-thotë Penjo Ivanov. Dhe e përcakton edicionin e sivjetshëm të konkursit si “një çudi”, për shkak të qindra letrave të fëmijëve të cilat kanë mbërritur nga e gjithë Bullgaria:  

“Jemi shumë mirënjohës për organizimin, të cilin e krijuan nëpër vend shumë bashki, shkolla, vatra të kulturës, kopshte, klube, pavarësisht nga vështirësitë në kushtet e pandemisë dhe mësimit në distancë. Fakti se kemi më shumë se 2 mijë pjesëmarrës sivjet është më shumë se tregues, se asnjë dhe asgjë nuk mund të ndalojë dëshirën për të jetuar tek njerëzit.”

Ndjenja për një atmosferë festive në ditë si kjo e sotmja, vjen nga përgatitja e ushqimit tradicional bullgar. Prandaj dhe në  pikturat e fëmijëve dominojnë byrekë, pite festive dhe .....ljutenica/një lloj salce me domate dhe speca/ e përgatitur në periudhën e vjeshtës në zjarr. “Gjellët e gjyshes janë gjithmonë diçka më tepër nga një ushqim i shijshëm. Ato janë aroma e fëmijërisë dhe kujtim për lojëra dhe sekrete të thëna e të ndara. Pikërisht këtë emocion  rikrijojnë krijimet e pjesëmarrësve në konkursin “Recetat e gjyshes” dhe gjatë vitit 2021”, thotë Penjo Ivanov:

“Gëzohem se në pikturat e tyre fëmijët tregojnë detaje, të cilat i kanë vënë re derisa kanë qenë në shtëpinë e fshatit. Në to shikojmë ornamente nga qëndisja karakteristike kombëtare, mbulesa të qëndisura me dorë, qilima të endura, pjata dhe enë tradicionale qeramike. Pjesa më e madhe e krijimeve rikrijojnë ngjyrat dhe atmosferën e shtëpisë fshatare. Madje edhe sikur të mos të kenë krijuar pikturën më të bukur, me rëndësi është se fëmijët kanë vështruar, kanë parë dhe kanë ndarë kohë të mendojnë mbi temën për traditat dhe madje të fusin dhe ndonjë ide të vet origjinale.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: facebook/receptitenabababg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD