Një nga shpellat më tërheqëse në Bullgari që ndodhet afër Asenovgradit do të hapet më 1 maj. Me rastin e fillimit të stinës së re turistike, 10 turistët e parë do të kenë mundësi ta vizitojnë falas. U njoftua se nuk do të lejohet hyrja njëkohësisht e mbi 8-10 vetave me qëllim respektimin e masave anti-epidemike.
“Dobrostanski Biser” /”Margaritari i Dobrostanit”/ nuk është shpellë e madhe, por në të mund të shihen edhe të tria format karstike – stalaktitet, stalagmitet dhe stalaktonet. Bëjnë përshtypje pellgjet e saj të vogla, që ndodhen njëri poshtë tjetrit.
Emri "Margaritari i Dobrostanit" vjen nga margaritaret e bukura shkëmbore që janë formuar gjatë shekujve në pellgjet e saj të kristalta. Këtu e kalon dimrin një koloni e vogël lakuriqësh të natës me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekuilibrin në të gjithë zonën. Vendi është lehtësisht i arritshëm dhe i sigurt. Mund të vizitohet nga njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë fëmijët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaDokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..