Një nga shpellat më tërheqëse në Bullgari që ndodhet afër Asenovgradit do të hapet më 1 maj. Me rastin e fillimit të stinës së re turistike, 10 turistët e parë do të kenë mundësi ta vizitojnë falas. U njoftua se nuk do të lejohet hyrja njëkohësisht e mbi 8-10 vetave me qëllim respektimin e masave anti-epidemike.
“Dobrostanski Biser” /”Margaritari i Dobrostanit”/ nuk është shpellë e madhe, por në të mund të shihen edhe të tria format karstike – stalaktitet, stalagmitet dhe stalaktonet. Bëjnë përshtypje pellgjet e saj të vogla, që ndodhen njëri poshtë tjetrit.
Emri "Margaritari i Dobrostanit" vjen nga margaritaret e bukura shkëmbore që janë formuar gjatë shekujve në pellgjet e saj të kristalta. Këtu e kalon dimrin një koloni e vogël lakuriqësh të natës me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekuilibrin në të gjithë zonën. Vendi është lehtësisht i arritshëm dhe i sigurt. Mund të vizitohet nga njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë fëmijët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaShën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës,..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja - Çerni Vrëh /2290 m/. Të rinjtë u mblodhën më 30 janar 1905 në mesditë në zonën “Koru..