Një nga shpellat më tërheqëse në Bullgari që ndodhet afër Asenovgradit do të hapet më 1 maj. Me rastin e fillimit të stinës së re turistike, 10 turistët e parë do të kenë mundësi ta vizitojnë falas. U njoftua se nuk do të lejohet hyrja njëkohësisht e mbi 8-10 vetave me qëllim respektimin e masave anti-epidemike.
“Dobrostanski Biser” /”Margaritari i Dobrostanit”/ nuk është shpellë e madhe, por në të mund të shihen edhe të tria format karstike – stalaktitet, stalagmitet dhe stalaktonet. Bëjnë përshtypje pellgjet e saj të vogla, që ndodhen njëri poshtë tjetrit.
Emri "Margaritari i Dobrostanit" vjen nga margaritaret e bukura shkëmbore që janë formuar gjatë shekujve në pellgjet e saj të kristalta. Këtu e kalon dimrin një koloni e vogël lakuriqësh të natës me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekuilibrin në të gjithë zonën. Vendi është lehtësisht i arritshëm dhe i sigurt. Mund të vizitohet nga njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë fëmijët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..