Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po shikon drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të reja

Foto: arkiv

Pas 3 provave të pasuksesshme Kuvendi i 45 Popullor të nxjerrë një qeveri të rregullt, presidenti Rumen Radev do të duhet të caktojë një kabinet teknik, i cili të merret gjatë dy muajve të ardhshëm me përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare përpara afatit.  Kushtetuta nuk e detyron kreun e shtetit të lëshojë menjëherë një dekret për shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe caktimin е datës për zgjedhje, por Rumen Radevi shpalli se do ta bëjë këtë pas datës 10 maj.

“Detyra më e rëndësishme  e këtij parlamenti ishte që të formonte qeveri. Pasi ai nuk mundi, në ecuri është hapi tjetër në procedurën kushtetuese, e pikërisht caktimin e zgjedhjeve të reja. Kjo do të thotë se mbase zgjedhjet do të jenë gjatë muajit korrik, mundësisht data më e hershme do të jetë 11 korrik”, prognozon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Simona Veleva, doktor i së Drejtës Kushtetuese.

Simona Veleva

Që të gjitha detyrat aktuale në vend do të kryhen nga qeveria e përkohshme teknike, të cilën do ta formojë presidenti. Ajo mundet të drejtojë më shumë deri më 3 muaj, saktësoi Veleva.

Bullgaria tani do të hyjë në një krizë masive dhe “kjo krizë masive do ta bëjë jetën e qytetarëve shumë më problematike”, prognozon sociologu Jurij Asllanov. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ai shprehu mendimin se presidenti Rumen Radev nuk ka pasur dëshirë për formimin e një kabineti teknik, por tani është i detyruar ta bëjë.

Politologu Kallojan Metodiev shprehu shpresën që ajo të jetë më konstruktive dhe më e balancuar: “Ose do të merren me procesin zgjedhor në mënyrë të përgjegjshme, kompetente dhe të qetë, ose do ta shtyjnë vendin drejt kaosit”.  

Zgjedhjet e reja do të zhvillohen në bazë të rregullave të reja, të miratuara shpejt e shpejt nga Kuvendi i 45 Popullor. Mes tyre janë krijimi i rajonit të ri zgjedhor “Jashtë shtetit”, votim vetëm me makina  dhe formimi i një Komisioni të ri Qendror të Zgjedhjeve.

“Ndryshimi më i rëndësishëm është ky se u dha mundësi për zgjerimin e numrit të seksioneve në shtetet jashtë Bashkimit Evropian - është kategorike Simona Veleva. Shumë shpesh  përqendrohemi  mbi Turqinë, por nuk duhet të harrojmë sesa shumë nga bashkatdhetarët tanë jetojnë në Britaninë e Madhe, në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera dhe është një çmenduri që në shekullin e 21 t’i detyrojmë njerëzit të rrinë në radhë me orë të tëra, që të mund të ushtrojnë  të drejtën e vet kushtetuese të zgjedhin anëtarët e parlamentit bullgar. Po kështu u ul dhe numri i deklaratave nga 60 në 40, të cilat duhet të jepen, që të mund të hapet një seksion votues jashtë. Kështu që në këtë drejtim kemi një garanci shumë më të mirë për të drejtën e bullgarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet, sesa ishte më përpara.”

Sipas politologut docent Ognjan Minçev qëllimi i ndryshimeve të ngutshme në Kodin Zgjedhor – përpara zgjedhjeve të cilat po vijnë përpara afatit - është të mund të krijohet një situatë, në të cilën të mund të arrihet mënjanimi i plotë i partisë GERB nga mundësia të drejtojë:

“Me këtë qëllim janë ngarkuar partitë e reja të ndryshimit, të cilat mendojnë se pa mënjanuar partinë GERB, ata nuk mund të drejtojnë. Një çështje tjetër është nëse dhe pa partinë GERB ata do të mund ta qeverisin vendin.” Sipas fjalëve të tij,asnjëherë deri tani ndryshimet e ngutshme  në legjislacionin zgjedhor nuk kanë plotësuar “ëndrrat dhe ambiciet e këtyre, të cilët i bëjnë.”

Nuk është e pakët mundësia për një dështim në zgjedhjet, sepse pas dy muaj e gjysmë ato duhet të organizohen nga një përbërje e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në bazë të rregullave të reja, të cilat duhet të sigurohen në mënyrë organizative, financiare dhe teknologjike”, prognozon Minçev: “Nëse kjo ndodh, drejtimi i parë i mundshëm është që vota të kundërshtohet, drejtimi i dytë është të saktësohet një format i një drejtimi autoritar, i cili t’u mbyllë gojën protestuesve.”

Pavarësisht dhe në bazë të rregullave të reja jo pa bazë është frika se zgjedhjet e ardhshme përpara afatit nuk do të çojnë deri në një lëvizje serioze të pozicioneve. Politologët parashikojnë ndryshime vetëm në nuanca, me fjalë të tjera në parlament mund të bien parti , të cilat tani janë jashtë tij, kurse ndonjë nga këto të deritanishmet të dalë. Por,  mundësia që përsëri të gjendemi në një situatë, në të cilën parlamenti të mos të mund të formojë qeveri është e madhe. Nëse kjo rastis “vendi do të bjerë në një krizë politike dhe institucionale”, paralajmëroi kreu i shtetit Rumen Radev.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kapiten Marin Marinov

U hap një hetim para gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Gaza

Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..

botuar më 25-08-07 3.33.MD
Diana Hjusein

Figura publike bënë thirrje që Bullgaria të mos heshtë për situatën në Gaza

Personalitete publike kërkuan nga shteti të marrë një qëndrim për situatën në Gaza. "Ndërkohë që në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pranë OKB-së po zhvillohet një proces mbi akuzat për gjenocid, Bullgaria nuk ka të drejtë morale të heshtë apo të..

botuar më 25-08-04 4.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Përmes Bullgarisë dhe Rumanisë kaloi gazi i parë azer për Ukrainën Kompania shtetërore energjetike e Ukrainës "Naftogaz" nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me korporatën shtetërore të naftës dhe gazit të Azerbajxhanit SOCAR për import..

botuar më 25-08-02 7.00.PD