Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Dimitrova transformon mjedisin me qëndisje prej kapakësh plastikë

4
Foto: arkiv personal

Diana Dimitrova krijon qëndisje nga kapakët plastikë, duke i transmetuar mesazhet e koduara të grave bullgare me ndihmën e materialit modern. Panelet e saj zbukurojnë gardhin e eko-parkut në qytetin e saj të lindjes Elin Pelin dhe ndihmojnë ringjalljen e frymës bullgare në shkolla dhe qendra të komunitetit në vendbanime të ndryshme.

Megjithëse ajo kishte kushte shumë të mira jetese në Shtetet e Bashkuara dhe një familje të lumtur me tre fëmijë, pas një qëndrimi dhjetë-vjeçar jashtë shtetit, Diana vendosi të kthehet. "Unë nuk u ktheva vetëm në Bullgari, por u ktheva në qytetin tim të lindjes Elin Pelin," tha ajo dhe shtoi: "Unë e mora zemrën time në shtëpi".

Një nga gjërat e para që Diana bëri pasi u kthye nga SHBA-ja ishte grumbullimi i nënshkrimeve për ndërtimin e një sheshe për fëmijë. Jo shumë kohë më vonë, kryetari i bashkisë së Elin Pelin e kontaktoi atë dhe e ftoi të zinte vendin e një eksperti të lartë të marrëdhënieve me publikun në bashki. Kështu Diana u ngarkua të punojë për ndryshimin dhe u bë ambasadore e së mirës.

"Kaq shumë gjëra të mira po ndodhin rreth nesh, por ne sikur i kemi harruar syzet," thotë ajo. "Kam ndjenjën se nuk mund t'i shohim".Ecni rrugës dhe buzëqeshni dikujt, pa ndonjë arsye.Dhe ai do t’ju buzëqeshë. Kjo mund t’ju ngrejë lart, pa marrë parasysh se sa e keqe është dita që keni. Duhet t'i bëjmë këto gjëra të vogla, për shembull t’i mbështetim fëmijët tanë kur ata bëjnë diçka të mirë. Kur kanë qenë të mirë, ne duhet t'i lavdërojmë dhe ata do të mendojnë në këtë drejtim, se si të vazhdojnë të jenë të mirë ".

Përveç punës së saj në bashki, Diana gjen një fushë tjetër të dobishme shoqërore - t'i njohë fëmijët me traditat bullgare dhe folklorin tonë. Ajo u frymëzua gjithashtu nga një vizitë në Kopshtin Zoologjik të Sofjes, ku pa panele me imazhe të kafshëve të bëra me kapakë plastikë. Diana jo vetëm që filloi të përdorte të njëjtën teknikë në bërjen e paneleve të tij të qëndisjes, por gjithashtu mori ftesa për të pikturuar figura në fasadat e ndërtesave publike në rajon. Të parat prej tyre ishin për vatrën e kulturës në fshatin Musaçevo dhe për shkollën në fshatin Novi Han.

"Qëndisjet zënë një vend shumë të veçantë në jetën time dhe në jetën e Bashkisë së Elin Pelinit - thotë Diana Dimitrova. -Gjatë 52 viteve të fundit ne jemi mbartës të një “feste shope” që bashkon njerëz të të gjithë brezave. Festa në fjalë ruan shpirtin e bullgarit dhe na tregon se sa mirë është të jesh ai që je.Kjo është magjia e folklorit bullgar, të cilën ne e ruajmë dhe ua kalojmë brezave të ardhshëm".

Diana nuk e fsheh pakënaqësinë e saj që fëmijët kanë hequr kapakët nga disa panele. Kjo është arsyeja se pse ajo planifikon të organizojë një "takim të madh" që të mund t'i rivendosin së bashku. "Detyra jonë është t'u tregojmë fëmijëve tanë se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe," tha në përfundim ajo. Diana beson se e mira tërheq të mirën.

Përpiloi: Diana Cankova (intervistat janë të Mariella Dimitrovës nga BNR-Varna dhe të Elenica Marinova nga BNR-“Horizont”)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD