Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi dhe administrimi i vaksinave në Evropë po fiton vrull pas një fillimi të vështirë

Foto: arkiv

“Fushata evropiane për vaksinimin kundra Covid-19 po grumbullon shpejtësi. Evropa është një lider botëror në teknologjinë revolucionare të vaksinave ARN dhe Bashkimi Evropian furnizon vaksina për të gjithë botën në mes të një krize të paparë shëndetësore. Që nga muaji dhjetor vjet Bashkimi Evropian ka eksportuar më shumë se 155 milionë doza vaksinash në mbi 87 vende”, deklaroi  kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një vizite në një fabrikë për ARN vaksina në Puurstë Belgjikës.

Bashkimi Evropian është në vendin e tretë për nga numri i vaksinave të vëna në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ursula von der Leyen shprehu bindjen se fushata e vaksinimit e Bashkimit Evropian është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e saj.

“Po, patëm vështirësi në vet fillimin të lidhura me vonesa dhe vështirësi në prodhim, por mundëm t’i evitojmë në sajë të  portfolios sonë të gjerë të vaksinave dhe me ndihmën e furnizuesve të fortë dhe të besueshëm si Pfizer / BioNTech. Jam e bindur se me përshpejtimin e furnizimeve të vaksinave do të kemi doza të mjaftueshme për vaksinimin e 70% nga popullsia e rritur në Bashkimin Evropian deri në fund të korrikut.”

Sipas fjalëve të kryetares së Komisionit Evropian ARN vaksinat do të kenë një rol kyç në planin evropian për një mbrojtje biologjike kundra mutacioneve të Covid-19, të quajtur “Hera inkubator”. “Përpunimi i një vaksine për një kohë kaq të shkurtër  dukej e pamundur vetëm deri përpara një viti. Asnjëherë më përpara nuk kemi parë një bashkëpunim të ngjashëm në këtë industri”, vuri në dukje Ursula von der Leyen.

Komisioni po punon mbi një marrëveshje të re me Pfizer / BioNTech, që parashikon furnizimin e 1.8 miliardë dozave në periudhën 2021-2023.


“Kontrata do të sigurojë dozat e nevojshme përforcuese, të cilat të forcojnë imunitetin e qytetarëve evropian kundra këtij virusi. Përveç kësaj, ai parashikon prodhimin e vaksinave, të përshtatura të kundërveprojnë mbi shtamet e reja të koronavirusit. Duhet të jemi në gjendje të vaksinojmë fëmijët dhe adoleshentët, nëse është e parrezikshme dhe nëse nevojitet”, tha Ursula von der Leyen

Agjencia Evropiane e Barnave tanimë miratoi shtimin e kapacitetit  prodhues të uzinës për vaksina në Belgjikë me 20%, gjë e cila do ta kthejë në një nga më të mëdhenjtë për prodhim dhe paketim të vaksinave në Evropë.

Përpara ca kohe autoritetet bullgare deklaruan se deri më disa muaj vendi ynë do të ketë një uzinë të gatshme për prodhimin e vaksinave për mjekësinë humane, përfshi kundra Covid-19, kurse Bullgaria tanimë e ka informuar Komisionin Evropian se kapaciteti i uzinës së re në qytetin Razgrad do të lejojë prodhimin e milionë dozave në vit, që të mund të përmbushet kërkesa e lartë. U bë e qartë po kështu se uzina është një pjesë nga kërkesa e Bullgarisë të aderohet ndaj iniciativës së Komisionit Evropian për përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare për t’iu kundërvënë pandemisë Covid-19.  Bisedimet nga pala bullgare zhvillohen nga drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov dhe përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe Reuters




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD