Radioja Kombëtare Bullgare - BNR u dekorua me çmimin special të Konkursit Muzikor Ndërkombëtar “Svetozar Straçina” për regjistrimin e muzikës popullore. Kjo është njohje e radhës për Radion Kombëtare Bullgare gjatë viteve.
Çmimi special për ekzekutim më të mirë është për pjesën “Këngë trake” të luajtur nga Simeon Iliev. Incizimi u bë në Radio Varna më 14 maj 2020, producent është Kristijan Nedelçev, drejtor zëri është Hristo Nikollov.
Simeon Iliev është18 vjeç nga Sofja, nxënës në Shkollën Kombëtare “Filip Kutev” në qytetin Kotell në klasën e tamburasë me pedagoge Veliçka Todorova. Muzikanti i ri e tërhoqi vëmendjen e jurisë me një ekzekutim virtuoz, pasazhe teknike dhe imitim të tingullit të gajdes me tamburanë.
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..