Përpjekjet e migrantëve të paligjshëm për të hyrë në vend nga Greqia janë rritur 12 herë që nga fillimi i 2021, krahasuar me vitin 2020, mësoi BNR nga burimet e tij në shërbime. Patrullat e policisë kufitare kanë ndaluar një numër të konsiderueshëm migrantësh që janë përpjekur të kalojnë në territorin bullgar.
Për katër muajt e parë të vitit 2021 2 213 emigrantë të paligjshëm nga territori i Greqisë nuk janë lejuar të hyjnë në vend. Gati 4 000 migrantë të paligjshëm u përpoqën pa sukses për të hyrë në vendin tonë nga Turqia gjatë së njëjtës periudhë. Sipas mediave greke, migrantët e paligjshëm nga Turqia përdorin rrugët përmes Bullgarisë për të hyrë në Greqi përmes Evros, tha korrespondentja jonë në Greqi Katja Peeva.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..