Georgi Haxhiev - një fotograf, motorist dhe muzikant, i është përkushtuar studimit të territoreve të harruara të atdheut tonë. Ai kërkon fshatra të strukura në gjinjtë e maleve në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. “Ky është prioriteti im, sepse këto fshatra shumë shpejt do të zhduken nga harta e Bullgarisë, ashtu siç janë zhdukur dhe nga statistika e popullsisë së vendit - ato janë plotësisht të shpopulluara”, tregon kërkuesi i copëzave të së kaluarës së gjallë në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare.
Duke hyrë në fshatrat e shpopulluara të malit Stara Pllanina Georgi fotografon shtëpi të braktisura, të cilat janë duke u shkatërruar, të përmbushura me historitë e qindra fateve njerëzore. “Prandaj dhe nxitoj, që të mund të fotografoj ato të cilat kanë mbetur. Sepse ka shtëpi të cilat janë të paktën 200-300 vjeçare, të cilat akoma janë duke qëndruar, por një ditë ato nuk do të rezistojnë dhe nuk do të ekzistojnë, sepse asnjë nuk i mirëmban”.
“Është e mjerueshme, por unë u mësova t’i shikoj këto peizazhe nga ana e ndjenjës prej krenarie. Mendoj se këto fshatra duhet të dihen dhe të kujtohen, sepse kanë qenë mbartës të traditave tona në të kaluarën. Ato kanë ruajtur traditat, fenë, etnosin gjatë shekujve të gjatë të sundimit. Ato pikërisht janë shkaku që Bullgaria të ekzistojë”.
“Ata pak njerëz të mbetur nëpër këto troje i mban fryma e gjallë bullgare, e futur dhe e përfshirë në shpirtrat, në traditat, në qëndrimin e ngrohtë ndaj copëve të tokës së punueshme, ndaj kafshëve - është kategorik Georgi Haxhiev. Këto janë ndjenja të bullgarit, të cilat janë të edukuara në familjet shekuj të tërë me radhë dhe të cilat, mjerisht në sajë të urbanizimit duhej t’i braktisim. Interesantja është se gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë të ndiejnë se duhet të kthehen drejt këtyre gjërave dhe disa e bëjnë. Nëpër këto fshatra të “largëta” unë shikoj dhe njerëz, të cilët i rivendosin shtëpitë, punojnë oborret, qëndrimi po fillon të ndryshojë....Unë mendoj se, po vjen momenti drejt kthimit ndaj këtyre vendeve”.
Intervistë Ljubomira Konstantinova, BNR - Programi “Hristo Botev”
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..