Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“MuzikArtisimo Fest” – i ri dhe i ndryshëm

Milla Pavllova: Për të ruajtur anën shpirtërore duhet të punojmë me shumë zell

Milla Pavllova
Foto: “MuzikArtisimo Fest”

“Solo” është titulli i parë në programin e forumit të ri për muzikë të dhomës. Me të më 15 maj në Galerinë e Arteve të Qytetit hapet “MuzikArtisimo Fest”. Do të dëgjojmë pjesa solo për violinë nga Bach, Niccolo Paganini, Eugene Ysaye dhe Andre Jolivet në ekzekutim të Svetlin Rusevit - një nga violinistët më të njohur modern, koncert mjeshtër i Orkestrës Zvicerane Romane.

Drejtoresha artistike e festivalit është Milla Pavllova - një flautiste e famshme, një pjesëmarrëse shumëvjeçare në kuintetin  “Pilekadone”, iniciatore dhe organizatore e Festivalit “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanovit” në qytetin Plovdiv

Ajo tregon se ideja për “MuzikArtisimo fest” ka lindur relativisht prej shumë kohe, kurse edicioni i parë ka qenë i parashikuar për fundin e vitit të kaluar. Ajo tregon po kështu, se prej viteve do që të bëjë një farë ure festivalesh midis qyteteve Plovdiv dhe Sofja, duke prezantuar në kryeqytet disa nga koncertet në Shtëpinë e Ballabanit, si dhe programe të përgatitura posaçërisht, të caktuara vetëm për skenën e kryeqytetit.  

“Mbase tani erdhi momenti që të mund ta realizojmë këtë - thotë Milla në një intervistë për Radio Bullgarinë. Kemi përkrahjen e Fondit Kombëtar “Kulturë” dhe jemi shumë mirënjohës. Të dy festivalet do të zhvillohen në kohë të ndryshme dhe me programe të ndryshme. Ajo e cila i bashkon  është cilësia e lartë e ekzekutuesve, si dhe deri tani nuk do të bëjmë kompromis. Gjithmonë kam pohuar sesa më shumë ngjarje muzikore ka, kaq më e madhe është larmia në skenën kulturore, kaq më mirë ne e kryejmë punën tonë. Që të mund të ruajmë anën shpirtërore, duhet të punojmë me shumë zell”.

Zgjedhja e ekzekutuesve fillon me “Solo” të Svetlin Rusevit.

“Një nga ëndrrat, të cilat po realizojmë, është ky koncert i jashtëzakonshëm. Një ngjarje unikale! Krijimet më të vështira për solo violinë, të mbledhura në një program, kurse Svetlin Rusevi është mes violinistëve më të mëdhenj të kohës sonë. E dëgjuam gjatë vitit 2019 në qytetin Plovdiv. Mund të përfytyroni se çfarë energjie, çfarë mjeshtërie kërkohet nga ekzekutuesi  -të qëndroje përpara publikut vet, vetëm me profesionalizmin e tij dhe me karizmin e tij të madh.

Në ditën tjetër është koncerti i ekzekutuesve fare të rinj - nxënës dhe studentë, të cilët kanë fituar dekorata prestigjioze nga konkurse tona dhe ndërkombëtare, emra, të cilat duhet të vihen re, sepse janë e ardhmja jnë. I tillë është dhe emërtimi i koncertit “E ardhmja për Bullgarinë”

Do të prezantojmë Ivajllo Vasilevin - piano, Llora Markova - violinë, Viktor Teodosiev – briri francez, Demetra-Anxhalika - perkusione, Momçill Pandev - violonçel.

Koncertin e tretë e quajtëm “Zërat e arta bullgare lëvdojnë Boris Hristovin”. Ai është pikërisht në 18 maj - ditën e ditëlindjes së basit të madh bullgar. Marrin pjesë këngëtarë të rinj, të cilët kanë fituar njohje dhe në skenën botërore - Bozhidar Bozhkillov, Violeta Radomirska, Mihaill Mihajllov, Stefani Krësteva.

Në këtë etapë njoftojmë vetëm tri koncertet e para. Tani së shpejti do të shpallim dhe të tjerët. Presim që të gjithë adhuruesit e muzikës së bukur në koncertin “Solo”- ju siguroj askënd nuk do të dëgjoni një koncert të ngjashëm”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “MuzikArtisimo Fest”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD