20 maj është “Dita e Lirisë Tatimore”, e llogaritur tradicionalisht nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Në pandemi, bullgarët kanë punuar më gjatë për 10 vitet, 140 ditë të tërë për të paguar fiskun.
Megjithë krizën të ardhurat e pritura në buxhet janë mbi 24.3 miliard euro, ndërsa produkti i pritur i brendshëm bruto – 63.6 miliard euro. Mesatarisht për ditë bullgarët prodhojnë nga 174.3 milion euro. Nëse të gjitha të ardhurat e prodhuara do të derdhen në buxhet, janë të domosdoshme 140 ditë pune për të mbushur thesarin dhe ato skadojnë më 20 maj.
Bullgarët që punojnë vazhdojnë të kontribuojnë gjithnjë e më shumë në thesarin e shtetit. Kështu, paratë për kostot e masave kundër krizës vijnë kryesisht nga taksapaguesit që mbajnë barrën e pandemisë, sipas institutit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..