Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një numër problemesh paralajmërojnë për një stuhi serioze në prodhimin e trëndafilave

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria është e njohur si një vend i trëndafilave. Por, pavarësisht se prej një kohe të gjatë është mes liderëve për nga prodhimi i vajit të trëndafilit, të punësuarit në prodhimin e trëndafilave po alarmojnë për probleme të shumta, një pjesë prej të cilave të neglizhuara me vite. Nëse ndaj tyre shtojmë dhe pandeminë e tanishme nga Covid-19, nuk ka sesi të mohojmë se retë mbi prodhimin e trëndafilit dhe përpunimin e luleve po trashen dhe paralajmërojnë një stuhi serioze.

Për shkak të kohës më të freskët dhe motit të paqëndrueshëm, sivjet fillimi i mbledhjes së trëndafilave po vonohet me rreth dy javë dhe do të fillojë pas datës 24 maj, por kjo në asnjë mënyrë nuk e zgjidh problemin me mungesën e krahut të domosdoshëm të punës. Çmimi i ulët blerës nga 1,50 -1,70 leva për një kilogram, i pengon prodhuesit e trëndafilave t’u paguajnë punonjësve të vet mëditjen e deritanishme prej 1 levë për një kilogram.

“Aktualisht fermeri vështirë mund të propozojë më shumë se 60-70 stotinka /qindarka/ dhe kështu krahu i punës refuzon të përfshihet në fushatë. Mbledhësit tradicional të trëndafilave janë nga grupet e pakicave. Në të njëjtën kohë ata mund të shkojnë të vjelin qershi ose të punojnë në kopshtet me perime, ku mbledhja e perimeve është mjaftë më e lehtë. Vite të tëra me radhë  sektori i “Prodhimit të trëndafilave” ka qenë me prioritet për ta dhe ata kanë preferuar të mbledhin trëndafila, sepse për 5-6 orë punë mundeshin të fitonin para të mira. Çmimi i mbledhjes midis 60 dhe 80 stotinka i bën që të humbasin motivacion, komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare - programi “Horizont” kryetari i Shoqatës Profesionale të Kultivuesve të Trëndafilave në vendin tonë Hristo Nikollov.

Hristo Nikollov

Ekziston një rrezik real që sheshe të mëdha me të mbjella prej trëndafili të mbeten të pa mbledhura, kurse distileritë të punojnë në masë me gjysmën e kapacitetit të tyre, kurse disa madje të mos të hapin fare. Shkaku është prodhimi i vjetërsuar nga fushata e vitit 2020. Atëherë, ashtu si dhe sivjet, pandemia nga Covid-19 pengoi realizimin e kontratave në vend dhe jashtë.

Pamundësia për të shitur produktin e prodhuar prej tyre, do t’i detyrojë prodhuesit të braktisin një pjesë nga të mbjellat e tyre, kurse kjo fsheh rreziqe, vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare - Stara Zagora drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare Bullgare të Vajrave Esenciale, Parfumeve dhe Kozmetikës Gergana Andreeva:

Gergana Andreeva

“Ndaj këtij momenti nga 50 000 dynymë vetëm10 000 janë të rekultivuar dhe për to janë bërë kujdese me cilësi. Të mbjellat po braktisen në masë. Kjo fsheh rreziqe nga një ulje e rendimenteve dhe një cilësi më e ulët e lules së trëndafilit, gjë e cila çon dhe drejt një cilësie më të ulët të vajit.”

Ajo vuri në dukje dhe një problem tjetër, të lidhur  me paaftësinë gjithnjë e më të qartë të vendit tonë për t’ua shitur vajin e saj të trëndafilave kompanive të kozmetikës me famë botërore:

“Industria është lënë pas dore nga shteti për shumë vite me radhë. Gjatë disa vjetëve të fundit ishte bërë një farë pune me miratimin e Ligjit për trëndafilin vajdhënës, të krijuar me qëllim të përgatitet statistika reale për prodhuesit e vajit të trëndafilit dhe përpunuesit tek ne. Secili e di se Bullgaria është vendi i trëndafilave, por nga pikëpamja e financimit dhe e strategjisë konkrete, sektori nuk ka qenë prioritet.”

Intervista: Veselina Millanova, BNR - “Horizont” dhe Tanja Ballabanova, BNR - Stara Zagora

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, agroplovdiv.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD