Masa 4.1 për modernizimin e bujqësisë në shumën prej gjysmë miliardë levë të fondeve të BE-së u shërben interesave të një game të caktuar të fermave të mëdha bujqësore. Këtë e tha për BNR Mariana Milltenova, kryetare e Bashkimit Kombëtar të Kopshtarëve. Sipas saj problemet në sektor janë jashtëzakonisht të rënda dhe që prej 10 vitesh mbeten pa zgjidhje. Të tilla janë furnizimi me ujë, krahu i punës, realizimi i prodhimit, kontakti me zinxhirët tregtarë. Mungesa e krahut të punës çon deri në zvogëlimin e sipërfaqeve të punueshme që këtu edhe në uljen e sasive të perimeve dhe frutave, shpjegoi Milltenova. Sipas saj në se nuk do të mbështeten firmat e vogla biznesi në sektorin e frutave dhe perimeve për 10-15 vitet e ardhshme do të zhduket.
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..