Prej disa vjetëve Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit ka pranuar si një kauzë të vet që bullgarët e rinj jashtë kufirit përmes mësimeve në gjuhën e nënës të mund të aplikojnë në universitete të huaja. Por, që të mund të arrijë këtë ëndërr, Shoqata ka nevojë prej një dore të zgjatur nga ana e shtetit tonë.
Çështja që ngre Shoqata në peticionin drejtuar Parlamentit Evropian ka të bëjë me ekzistencën dhe njohjen e provimit të gjuhës bullgare si një gjuhë të huaj në sistemin arsimor të shteteve të veçanta.
“Ne e kemi këtë ide prej viteve - gjuha bullgare të barazojë statusin e saj me gjuhët e Francës, Anglisë, Spanjës, Italisë e kështu me radhë - tregon Snejina Metcheva, drejtoreshë e shkollës bullgare në Londër dhe zëdhënëse e Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Në këtë mënyrë, fëmijët duke dhënë një provim në gjuhën amtare, do të kenë po këto privilegje gjatë aplikimit në universitete dhe kolegje dhe gjatë punësimit. Peticioni tanimë kaloi në Parlamentin Evropian dhe ishte drejtuar një rekomandim ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mendohen sesi të rishikojnë dispozitat dhe rregulloret e tyre ligjore. Por, del se një statut i ngjashëm i gjuhës bullgare nuk mund të imponohet nga ana juridike në çdo një shtet, sepse sistemet e arsimit janë autonome. Prandaj dhe çështja që këtu e tutje duhet të zhvendoset në nivel shtetëror përmes bisedimeve dypalëshe midis ministrave të arsimit.”
Ndryshe nga Evropa, ku çështja mezi tani do të kërkojë zgjidhjen e vet, 13 shtete amerikane tanimë e kanë përfshirë gjuhën bullgare në të ashtuquajturën Vulë Dygjuhëshe.
Kjo do të thotë se universitetet vendase e njohin dokumentin e zotërimit të gjuhës të lëshuar nga një institucion bullgar dhe ai ka përparësi gjatë aplikimit të bullgarëve jashtë kufirit. Nxënësit nga shkollat e ditës së diel jashtë shtetit kanë mundësi të vërtetojnë njohuritë e tyre të gjuhës bullgare përmes një provimi në Departamentin e Mësimit të Gjuhëve pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
Dokumenti mund të shërbejë po kështu për formimin e notës mesatare përpara universiteteve tona. Aq më tepër se Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit ndërmori një fushatë, me anë të së cilës u drejton apel të rinjve jashtë kufirit të kthehen në atdhe, që të përfundojnë arsimin e vet të lartë. Gjatë kohës së dy prezantimeve të mbajtura me pjesëmarrjen e universiteteve bullgare një interes kanë treguar të rinjtë nga Moldavia, Ukraina, Maqedonie e Veriut, Serbia, Greqia, Qiproja, Skocia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.
Megjithëse përballen me vështirësi të paparashikuara për shkak të ashpërsisë së masave në kohën e epidemisë, shkollat bullgare jashtë kufirit po përcjellin vitin e radhës të suksesshëm shkollor. Sipas traditës sot ata do të shënojnë Ditën e Alfabetit, të Arsimit dhe të Kulturës Bullgare.
“Gjithsesi situata rreth koronavirusit nuk lejon akoma që të kthehemi në sallat dhe bashkë me prindërit dhe miqtë të zhvillojmë koncertet tona të shkëlqyera - thotë Snejina Metcheva. Por, do të ketë festime online, filma në video dhe prezantime. Kurse në Romë shkolla e ditës së diel “Asen dhe Ilija Pejkovi” dhe Shoqata Kulturore “Paraleli 43” organizojnë një bienale ndërkombëtare të rinisë “Gjurmët bullgare nëpër botë me pikturë, kamera dhe fjalë”. Ideja e shkollave bullgare është të kërkojnë në vendet e tyre objekte të lidhura me Bullgarinë, dhe fëmijët t'i paraqesin përmes pikturave, videove dhe materialit fotografik. Pas kësaj do të formohet një lloj katalogu të gjurmës bullgare nëpër botë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bgshkolo.co.uk, akademika.bg, schoolbgembassy.org.uk
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..