"Shteti i shpirtit nuk është zhdukur kurrë në Bullgari dhe nga ne varet nëse do t'ia transmetojmë atë brezave të ardhshëm," tha para gazetarëve Presidenti Rumen Radev.
Kreu i Shtetit, Nënpresidentja Ilijana Jotova, Kryeministri Stefan Janev dhe anëtarët e qeverisë së përkohshme vunë lule në monumentin e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij para Bibliotekës Kombëtare më 24 maj. Presidenti theksoi se sot ne festojmë arritjen më të madhe shpirtërore të popullit tonë - krijimin e alfabetit tonë, dhe shtoi se vendi ynë ka ecur gjithmonë përpara përmes arsimit, dijes dhe rritjes shpirtërore. "Më 24 maj le të përgëzojmë të gjithë mësuesit tanë të denjë, shkrimtarët, njerëzit e dijes, të cilët vazhdojnë të forcojnë frymën bullgare dhe të shpërndajnë errësirën" shtoi ai.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..