Vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë në thelbin e politikës së jashtme të qeverisë teknike, tha Ministri i Jashtëm i përkohshëm Svetllan Stoev gjatë prezantimit të ekipit të tij. Rivendosja e besimit dhe dialogut me Maqedoninë Veriore është një prej prioriteteve. Ballkani Perëndimor mbetet në fokusin e bisedimeve mbi Procesin e Berlinit më 8 qershor.
Zëvendës Ministri Rumen Aleksandrov do të jetë përgjegjës për kornizën negociuese me Shkupin. "Qëllimi është të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në marrëdhëniet midis dy vendeve," theksoi ministri.
Tashmë 16 vende kanë rënë dakord të zhvillojnë zgjedhjet parlamentare në territorin e tyre më 11 korrik. Në Turqi do të ketë votim makine në 46 nga 57 seksionet. Bullgarët do të votojnë me makina në gjithsej 24 shtete, tha Stoev.Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..