Vazhdimësia dhe parashikueshmëria janë në thelbin e politikës së jashtme të qeverisë teknike, tha Ministri i Jashtëm i përkohshëm Svetllan Stoev gjatë prezantimit të ekipit të tij. Rivendosja e besimit dhe dialogut me Maqedoninë Veriore është një prej prioriteteve. Ballkani Perëndimor mbetet në fokusin e bisedimeve mbi Procesin e Berlinit më 8 qershor.
Zëvendës Ministri Rumen Aleksandrov do të jetë përgjegjës për kornizën negociuese me Shkupin. "Qëllimi është të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në marrëdhëniet midis dy vendeve," theksoi ministri.
Tashmë 16 vende kanë rënë dakord të zhvillojnë zgjedhjet parlamentare në territorin e tyre më 11 korrik. Në Turqi do të ketë votim makine në 46 nga 57 seksionet. Bullgarët do të votojnë me makina në gjithsej 24 shtete, tha Stoev.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..