Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është ende në proces, tha para bTV Zëvendëskryeministri i përkohshëm për fondet e BE-së Atanas Pekanov. Këtë vit ai pret që vendi të marrë deri në 13% prej mjeteve të parashikuara në plan. "Ne jemi në proces negociatash dhe koordinimi midis anëtarëve të rinj të kabinetit që ta përdorim këtë resurs në mënyrën më të mirë," tha Zëvendëskryeministri, duke kujtuar se plani është një mekanizëm i ri. Nëse projektet dhe reformat e planifikuara nuk zbatohen, nuk do të ketë para. Plani ka 12 komponentë dhe 36 reforma në fusha të ndryshme, tha Zëvendëskryeministri. Pekanov komentoi se nëse paqëndrueshmëria politike nuk zgjerohet në paqëndrueshmëri ekonomike, nuk do të ketë vonesë në procesin e anëtarësimit në eurozonë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..