75 njerëz arritën të votojnë me një makinë brenda një ore gjatë një eksperimenti të kryer nga KQZ. Jemi në pritje të dy eksperimenteve të tjera, pas së cilës do të vendoset se sa pajisje shtesë janë të nevojshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut. Është planifikuar që të ketë më shumë se një makinë në seksionet ku në zgjedhjet e fundit kanë votuar mbi 450 veta.
Një nga partitë e regjistruara zyrtarisht, “Edinstvo” /“Uniteti”/, u fshi pasi një inspektim zbuloi se 364 nga nënshkrimet në listën e saj të votuesve ishin "shpirtra të vdekur". Gjithsej 19 parti dhe 9 koalicione kishin shprehur dëshirë për të marrë pjesë në zgjedhje. Po pritet inspektimi për tri parti të tjera dhe një koalicion që të bëhet e qartë numri përfundimtar i të regjistruarve për pjesëmarrje në zgjedhjet më 11 korrik, njoftoi reporterja jonë Cvetelina Stojanova.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..