Sipas programit "Së bashku përsëri" 30 000 nxënës dhe mësues do të kalojnë pushimet falas në vendet turistike për të mbështetur biznesin. Çdo shkollë do të jetë në gjendje të dërgojë jo më shumë se 70 fëmijë nga klasa e I në të të XI nga shkollat shtetërore dhe bashkiake. Programi do të zgjasë nga korriku deri më 15 shtator. Këtë e njoftoi ministri i arsimit Nikollaj Denkov duke prezantuar masat e reja për mbështetjen e biznesit dhe të sektorit më të prekur nga pandemia – truizmit.
Pushimet verore do të jenë në grupe të vogla për një javë, duke iu nënshtruar të gjitha masave anti-epidemike. Ai do të financohet me 7.5 milion euro nga shteti. 250 euro është paketa për gjumë dhe ushqim për secilin nxënës apo mësues shoqërues.
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..