Në ditët rreth Pashkëve, një sadist me pushkë gjuetie argëtohej me tytë të drejtuar. Macja Milla, shtatzënë me katër fëmijë, mbarti një plumb dhe mbijetoi për çudi. Për një javë të tërë, njerëzit kalonin pranë kafshës së plagosur dhe të palëvizshme, duke refuzuar për të dhënë ndonjë ndihmë, madje edhe ushqim ose ujë.
Fatkeqësisht, historia e maces Milla nuk është e vetmja. Disa ditë më parë, maçoku Slijpi - e qëlluar dhe e zvarritur në rrugë me një plagë për të paktën dhjetë ditë, u pa aksidentalisht nga shpëtimtari i tij. Ashtu si Milla, Slijpi nuk ka gjetur një person për ta ndihmuar atë për ditë me radhë.
“Shoqëria jonë nuk ka asnjë lidhje me kafshët ose ajo është shumë e dobët - konstaton avokatja Valentina Kamenarska. – Është koha që shteti të ndërhyjë dhe të miratojë një pako gjithëpërfshirëse të masave politike në mënyrë që ajo që po ndodh të ndalet menjëherë. Nëse ndonjë incident i ngjashëm, karakteristik vetëm për botën e tretë, po ndodh në ndonjë shtet tjetër evropian, ai do të provokojë një skandal të madh dhe do të çojë në një hetim serioz, botime të hollësishme dhe dënim publik. Përderisa tek ne njerëzit vazhdojnë të argëtohen duke qëlluar kafshë.”
Sipas avokatit e vetmja gjë e cila mund të provokojë reagimin e pushtetarëve është vala e pakënaqësisë civile. Tani njerëzit mund të ndihmojnë raste të veçanta, por ata nuk mund të zëvendësojnë zoo-policinë jo efektive dhe mungesën e angazhimit emocional të kësaj policie, të cilat nganjëherë në vendbanimet e vogla rezultojnë të jenë vetë autorët e krimeve.
“Nuk ka asnjë organ kontrollues, i cili të respektojë politikën e konfirmuar – vazhdon Valentina Kamenarska. Dhe megjithëqë në Kodin Penal ka një nenë sipas të cilit sjellja sadiste ndaj kafshëve konsiderohet si krim, ato u përjashtuan nga regjistri i numrit të telefonit 112 në kundërshtim të të gjitha ligjeve. Nuk është e mundur që një akt të jetë krim dhe në të njëjtën kohë organet policore të mos jenë të angazhuar të vijnë në vend për të mbledhuar të dhënat dhe për të hetuar!”
Tani për tani bëtaja për të ndaluar mizoritë mbi kafshët zhvillohet kryesisht nga shtetas të veçantë dhe nga përfaqësues të organizatave joqeveritare. Këshilli i tyre është në se do të hasim ndonjë kafshë të keqtrajtuar të çojmë atë në klinikë dhe të japin sinjal për këtë në prokurori.
“Më shumë gjasa, se ky sinjal nuk do të çojë në asgjë, sepse armët e përdorura për të shtënë në kafshë nuk i nënshtrohen ekspertizës balistike – shpreh skepticizëm avokatja Kamenarska. – Edhe prokuroria ndodhet largë vendbanimit përkatës, sepse mizoritë shpesh bëhen në vendbanimet më të vogla. Mirëpo, nëse policia dëshiron shumë shpejtë mund të zbulojë se kush është autori i krimit. Tani njerëzit çfarëdo që të bëjnë – përderisa shteti nuk punon përpjekjet e tyre do të mbeten të kota.”
Nëse dëshiron shteti mund të kthejë mendimin e njerëzve brenda një dite, është e bindur Valentina Kamenarska. Dhe si shembull ajo jep fillimin e epidemisë Covid, kur vetëm për një ditë na u desh të vëmë maska na pëlqente, apo jo. “Prandaj edhe ne si shoqëri, nëse nuk mund të riedukohemi nga familja, shteti është ai që duhet ta bëjë atë shumë shpejtë” – përfundon ajo.
Përpilues: Diana Cankova (Sipas intervistës së Ljubomira Konstantinova me avokaten Valentina Kamenarska – Programi “Hristo Boteb”, BNR)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Valentina KamenarskaSi çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet shtegtuese të egra. Sipas rregullave të përcaktuara, gjuetia kryhet vetëm gjatë ditës – një orë para lindjes..
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i operacionit është krijimi i kushteve dhe stimujve për vendosjen e përhershme në Bullgari të bullgarëve që..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..
Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i..
Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort..
Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë..