Nga 31 maj e deri më 6 qershor, hapësira para Pallatit Kombëtar të Kulturës do të bëhet një vend mikpritës për adhuruesit e letërsisë së vlefshme. Hapja e Pazarit Pranveror të Librit do të kalojë nën moton “Nëntë për qind TVSH mbi librat për një komb më të shkolluar dhe të arsimuar”. Për këtë qëllim, vizitorët do të jenë në gjendje të nënshkruajnë një peticion për të mbajtur normën më të ulët të taksës së librit si një masë e përhershme.
Në një sipërfaqe prej mbi një mijë metra katrorë, 120 shtëpi botuese dhe librashitës do të ofrojnë botimet e tyre në çadra të ndërtuara posaçërisht. Mbi 16 000 tituj do të paraqiten në kuadrin e ekspozitës.
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..