Sot Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Hristo Bozukov do të hapë ekspozitën e specializuar për bujqësinë BATA AGRO, e cila do të vazhdojë deri më 5 qershor. Tradicionalisht ekspozita do të paraqesë më të fundit në teknologjinë bujqësore dhe inovacionin teknologjik, si dhe një larmi të plotë të produkteve dhe shërbimeve për bujqësinë në një vend.
Më shumë se 180 kompani kanë aplikuar për të marrë pjesë. Me sipërfaqen e vet të përgjithshme prej afro 40 000 metrash katrorë në territorin e Aeroportit Stara Zagora ky është edicioni më i madh i BATA AGRO deri më tani. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë do të paraqitet gjithashtu me një stendë informacioni ku vizitorët do të jenë në gjendje të shtrojnë para ekspertëve pyetje në lidhje me mbështetjen dhe politikat në sektor.Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...