Sot Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Hristo Bozukov do të hapë ekspozitën e specializuar për bujqësinë BATA AGRO, e cila do të vazhdojë deri më 5 qershor. Tradicionalisht ekspozita do të paraqesë më të fundit në teknologjinë bujqësore dhe inovacionin teknologjik, si dhe një larmi të plotë të produkteve dhe shërbimeve për bujqësinë në një vend.
Më shumë se 180 kompani kanë aplikuar për të marrë pjesë. Me sipërfaqen e vet të përgjithshme prej afro 40 000 metrash katrorë në territorin e Aeroportit Stara Zagora ky është edicioni më i madh i BATA AGRO deri më tani. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë do të paraqitet gjithashtu me një stendë informacioni ku vizitorët do të jenë në gjendje të shtrojnë para ekspertëve pyetje në lidhje me mbështetjen dhe politikat në sektor.Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..