303 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. Nga 16 978 testet e kryera për 24 orët e fundit, 1.7 për qind e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes - 54. Ndiqen nga rrethet e qyteteve Plovdivit me 32, Varna me 29 dhe Bllagoevgrad me 19.
Numri i rasteve aktive ka rënë nën 20 000 dhe tani është 18 694. Në spitale trajtohen 3054 pacientë me koronavirus. 348 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 38 vdiqën me Covid-19 dhe 1646 njerëz u raportuan të ishin shëruar.
12 681 vaksina u dhanë gjatë ditës. Me ta, numri i përgjithshëm i dozave të administruara është tashmë 1 365 923. Të imunizuarit me një cikël të vaksinimit të përfunduar janë 560 385.
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..