Revolucionar, poet, gazetar, botues, gjatë jetës së vet të shkurtër Hristo Botev krijoi rreth 20 vjershash. Megjithëqë krijimtaria e tij nuk është e madhe për nga vëllimi edhe më sot ajo konsiderohet një majë në letërsinë bullgare. Emocionuese dhe prekëse janë vargjet e shkruara prej tij kur u trondit nga varja e Vasill Levskit. Shumë shpejtë ato u kthyen në një këngë që akoma interpretohet në kujtim të Apostullit të Lirisë. Popullaritet të madh ka edhe balada “Haxhi Dimitër” në të cilën lavdërohet trimëria e këtij luftëtari që sakrifikoi jetën për çlirimin kombëtar. Kjo baladë e kthyer në këngë gjithashtu perceptohet si një simbol i respektit dhe mirënjohjes ndaj heronjve bullgarë. Në variantin e saj instrumental, në interpretim të korit ose të solistëve, kënga “Haxhi Dimitër” është pjesë e pandarë e ceremonive solemne më 2 qershor.
Shumë prej vjershave të poetit revolucionar Hristo Botev filluan të këndohen shpejtë pas krijimit të tyre. Në shekullin e XX Aleksandër Rajçev, Aleksandër Tanev, Simeon Pironkov dhe një sërë kompozitorësh të tjerë të njohur bullgarë kompozouan vepra të tyre vokal-instrumentale mbi krijimet e heroit tonë kombëtar.
Vepra e parë e frymëzuar nga trimëria e Botevit dhe e çetës së tij u krijua para 145 vjetësh – më 20 maj të vitit 1877, disa ditë pasi revolucionari vuri këmbë në bregun bullgar të Danubit. Vjersha titullohet “Radecki”, por bëhet më e njohur si “Danubi i qetë dhe i bardhë”. Autor është patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazov. Në kujtimet e tij ai shkruan: “Të gjithë ishin të ngazëlluar, detajet për veprën e guximshme dhe në dukje legjendare, transmetoheshin me gojë nga goja. I impresionuar nga kjo ngjarje, unë shkrova vjershën time “Danubi i qetë dhe i bardhë”, i cili shumë shpejt fitoi një popullaritet të madh dhe u kthye në një këngë...”
Më shumë fakte interesante rreth këngës kushtuar Botevit do të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Historia e këngës “Danubi i qetë dhe i bardhë”.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..