Superioriteti i ligjit është në thelbin e procesit demokratik në çdo shtet ligjor. Në marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët tanë kemi theksuar bindjen tonë se luftimi i korrupsionit në të gjitha format e tij duhet të jetë përparësia jonë parimore dhe praktike. Kjo theksohet në pozitën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë në lidhje me sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit i SHBA-s në kuadrin e ligjit “Magnitsky” kundër personave fizikë dhe juridikë bullgarë.
Këtë deklaratë erdhi pasi në sajtin e Departamentit të Thesarit të SHBA u njoftua, se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA vendosi sanksione ndaj tre bullgarëve për rolin e tyre të rëndësishëm në korrupsion në Bullgari, si dhe ndaj 64 kompanive që u përkasin atyre. Masat janë të orientuara kundër Vasill Bozhkovit, paraqitur si një “biznesmen dhe oligark i njohur bullgar", Deljan Peevskit - një “ish deputet” dhe Ilko Zheljazkovit, një ish-nënkryetar të Agjencisë Shtetërore për Operacione Teknike.
“Si partnerë strategjikë, Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një dialog strategjik të qëndrueshëm dhe efektiv. Në këtë kuptim, dhe bazuar në traditat e vendosura të bashkëpunimit gjatë viteve, ne shprehim besimin se Sofja dhe Uashingtoni mbeten të gatshëm për dialog për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..