Prokuroria do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara për ta specifikuar informacionin në lidhje me praktikat korruptive për të cilat u vendosën sanksione sipas Ligjit Global “Magnitski” ndaj ish-deputetit Deljan Peevski, Vasill Bozhkovit, i cili aktualisht gjendet në Dubai, nënkryetarit të Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, ish-kryetarit të Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev, sekretarit të agjencisë në fjalë Krasimir Tomov dhe ish-Zëvendësministrit të Ekonomisë Aleksandër Manolev, tha zëdhënësja e Kryeprokurorit Sijka Mileva. Ajo vuri në dukje se Prokuroria mbështet plotësisht partnerët e SHBA-së sa i përket sundimit të ligjit i cili është në thelbine çdo demokracie.
Sot qeveria e përkohshme krijoi një grup pune për të parandaluar vendosjen e ndërmarrjeve bullgare me pjesëmarrje të shtetit dhe të bashkive nën sanksionet e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..