"Krah për krah" - kështu quhet projekti në të cilin muzikantët e dy orkestrave do të luajnë në një skenë. Ngjarja është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Javëve Muzikore të Sofjes. Më 8 qershor në sallën “Bullgaria” të kryeqytetit publiku do të mund të dëgjojë Simfonia d moll të César Franck dhe Koncertin për Harpë dhe Orkestër të Reinhold Glier.
Dirigjenti është Ljubomir Denev-bir, kurse soliste në koncertin e Glier - Daniella Jollkçieva, e cila që prej vitesh banon në Spanjë dhe zhvillon veprimtari aktive koncertore si soliste e orkestrave prestigjioze në Evropë, Azi, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara. Daniella është “harpa solo” e Orkestrës Simfonike Mbretërore në Sevilje dhe e Orkestrës Simfonike Kombëtare të Indisë në Mumbai. Të gjithë nga Filarmonia e Pionierit presin me padurim ta takojnë harpisten e famshme, e cila dikur ka luajtur në orkestrën rinore bullgare me famë botërore, nën dirigjimin e themeluesit të saj, Prof. Vlladi Simeonov.
Në vitet e fundit "Pioner" ka dhënë një sërë koncertesh në Bullgari, Hungari, Greqi, Turqi, Serbi. Në vjeshtë do të ketë koncerte në Vjenë, të organizuara nga Shoqata “Mjelma ngjyrëvjollcë” /Der Verein Lila Schwan/.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Veneta Nikollova, alexanderyossifov.com
Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë..
Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj. "E tashmja ime" është..