Që nga sot kryeqyteti ynë detar Varna është mikpritës i Kampionatit të 37-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike. Në Kampionatin, i cili do të zgjasë deri më 13 qershor, Bullgaria do të përfaqësohet nga Borjana Kalejn dhe Katrin Taseva në garën individuale, si dhe nga një ansambël për gra dhe një ansambël vajzash.
Më shumë se 300 gjimnaste nga 37 vende do të garojnë për çmime. Kampionati Evropian do të jetë një kualifikim për Kampionatin Botëror në vitin 2022, i cili gjithashtu do të mbahet në Bullgari.Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..