Sot, Presidenti Rumen Radev dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli diskutuan në një video konferencë masat për të përballuar pandeminë e koronavirusit, si dhe tema në axhendën e BE me një fokus në politikën e zgjerimit. Biseda u iniciua nga Presidenti i Parlamentit Evropian.
Gjatë video takimit Presidenti Bullgar theksoi se vendi ynë parimisht dhe me konsekuencë mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Presidenti gjithashtu vuri në dukje se Bullgaria pret rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në procesin e formimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë drejtim më i rëndësishëm është dialogu i drejtpërdrejtë dhe i hapur midis dy vendeve më të afërta në Ballkan për të arritur një përparim real.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..