Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në plazh në Bullgari

Me një vëmendje të shtuar pranë rezervuarëve gjatë sezonit të verës

Foto: arkiv

Në muajt e ngrohtë të verës turistët kërkojnë freski buzë detit ose rreth lumenjve të bukur malorë dhe digave. Që të mund të ndihen të pa rrezikuar pranë rezervuarëve të shumtë të pa mbrojtur në vend, “njerëzit mund të pushojnë buzë tyre, por në asnjë mënyrë të mos të tundojnë për tu larë”, këshillon drejtori i Shërbimit të Shpëtimit Ujor pranë Kryqit të Kuq i Bullgarisë Anton Nallbantov. Statistika tregon se 3200 veta janë të shpëtuarit nga mbytja gjatë vitit 2020 në Bullgari. Viktimat për të gjithë vitin janë 83 , ku 70% nga mbytjet kanë ndodhur nëpër lumenj, kanale dhe mikro-diga në brendësi të vendit. Që të mund të ruajmë vetëm kujtime të lumtura nga pushimi ynë, është mirë të zgjedhim një nga komplekset e shumta me pishinë ose një nga afro 100 plazhet e mbrojtura nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi, është më se kategorik  Nallbantov. Përveç për shpëtuesit, arsyet për zgjedhjen e këtij lloji të plazheve kanë të bëjnë edhe me pajisjen e tyre me ekipe mjekësore. Pavarësisht nga pandemia e vazhdueshme nga Covid-19, ekipe të ngjashme do të jenë në dispozicion të pushuesve dhe gjatë këtij sezoni:

“Kryqi i Kuq i Bullgarisë për vit organizon kurse të tilla në qendrën e vet mësimore në qytetin Sozopoll, ku persona mjekësorë kalojnë përmes një arsimimi special  për veprime gjatë incidenteve me ujë. Kështu që shpresoj se ata do të kompensojnë dhe do të ketë një numër të mjaftueshëm për të gjitha plazhet”-sqaroi Anton Nallbantov.

Sipas fjalëve të tij, numri i mjekëve varet nga madhësia e plazheve. Sipas kërkesave, një person mjekësor duhet të ketë në çdo plazh, kurse në këta me mbi 5 poste shpëtimi - një ekip për reanimim, ambulancë dhe pikë mjekësore.

Përveç për një personel mjekësor, Kryqi i Kuq i Bullgarisë për vit organizon kurse njëmujore për shpëtues, përmes të cilëve kanë kaluar mbi 20 mijë veta. Kandidatët duhet të kenë 17 vjet të mbushura, të jenë të shëndoshë fizikisht dhe me mjeshtëri të mira në notim. Nënshtrimi i një testi psikologjik akoma nuk është një parakusht i detyrueshëm, pavarësisht se sipas drejtorit të Shërbimit të Shpëtimit Ujor, kjo është e domosdoshme akoma përpara fillimit të përgatitjes.

Kryq i Kuq i Bullgarisë ka trajnuar ekipe të shpëtimit që nga viti 1964, ku përpara vitit 1989, çdo vit janë arsimuar rreth 2500-3000 shpëtimtarë, pas së cilës numri i tyre pakësohet përgjysmë. Çdo vit certifikata të kompetencës u lëshohen  2000 - 3000 shpëtimtarëve, saktësoi kryetari i Komisionit Kombëtar për shpëtimin ujor docenti Stojan Andonov.  

Specialistët i këshillojnë familjet, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në plazh me fëmijë të vegjël, të ndjekin me vëmendje çdo një hap të tyre. Pavarësisht se janë në postin e vet, që të kujdesen për ne, mjekët dhe shpëtuesit nuk ka sesi të marrin dhe rolin të kujdesen për qindra fëmijët gjatë gjithë ditës.

Që të mund të evitohen incidentet dhe me njerëzit e moshuar, Nallbantov rikujton masat bazë mbrojtëse, të cilat duhet t’i dinë si pushuesit bullgarë kështu dhe të huajt, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë nëpër bregdetin e Detit të Zi gjatë kësaj vere:

“Mos hyni në det, madje dhe në një plazh të mbrojtur, nëse përpara kësaj keni përdorur alkool ose lëndë narkotike. Prisni minimum dy orë pas një ushqimi të bollshëm. Shumë shpesh rastisin incidente dhe jashtë ujit, si rezultat të goditjeve në tru ose sulmeve të zemrës nga mbinxehja. Këto gjëra duhet të dihen nga të gjithë, nëse duam të mbetemi të gjallë dhe të shëndetshëm dhe të mund të dëfrejmë në plazh”, sqaron Anton  Nallbantov, drejtor i Shërbimit të Shpëtimit Ujor në Kryqin e Kuq të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD