Në javët e fundit vendi diskutoi sigurimin e votimit me makina në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut. Çmimi i ofruar nga furnizuesi i pajisjeve e detyroi kabinetin të ndërpresë prokurimin publik për furnizimin e 1500 pajisjeve shtesë. Kjo gjithashtu ngriti një numër çështjesh, bisedimet për të cilat po vazhdojnë. Po kërkohet një opsion optimal që të respektohet teksti i Kodit Zgjedhor, sipas të cilit duhet të ketë makina kudo ku në zgjedhjet e fundit kanë votuar të paktën 300 votues.
"Me makinat të cilat disponon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për momentin e tanishëm, votimi në vend mund të sigurohet lehtësisht," ishte kategorik ish-deputeti Martin Dimitrov në një intervistë për BNR-Horizont.
"Makinat shtesë duhet të sigurohen për sektorët jashtë vendit. Përveç kësaj, ekziston një ide e mirë e anëtarëve të KQZ-së aktuale - në seksionet e mëdha në qytetet më të mëdha të sigurohen nga dy makina, që të mos ketë nevojë të presësh gjatë për të votuar ".
Sidoqoftë, Nënkryetari i KQZ-së Stoill Cicellkov është skeptik për zhvillimin e votimit me makina jashtë vendit:
"Unë ende po besoj se votimi me makina jashtë nuk do të ndodhë," tha ai. - Nuk ka një praktikë të tillë. Ne, si Këshill Publik pranë KQZ, studiojmë praktikat e mira të shteteve të ndryshme dhe ofrojmë ato që janë të zbatueshme në vendin tonë, në realitetin tonë. Nuk ka praktikë të dërgimit të makinave në destinacione të ndryshme nëpër botë ".
Përveç votimit me makina, në zgjedhjet e mëparshme bullgarët jashtë vendit insistuan gjithashtu për lehtësime të tjera që do t'i lejojnë ata të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre ligjore për të votuar. Midis tyre është krijimi i një zonë elektorale të veçantë "Jashtë shtetit". Ajo u miratua me ndryshime në Kodin Zgjedhor, por metodologjia sipas së cilës do të shpërndahen mandatet nuk ishte rregulluar. Kështu, në praktikë, ideja nuk do të realizohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndryshimi më i rëndësishëm në votimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit është heqja e kufizimeve për numrin e seksioneve në vendet jashtë Bashkimit Evropian. Kufizimi i tyre në 35 seksione deri kohët e fundit vështirësonte votuesit, të cilët duhej të udhëtonin qindra kilometra dhe disa prej tyre pas kësaj hiqnin dorë për shkak të radhëve të gjata të formuara para seksioneve.
Votimi jashtë mbetet gjithashtu një sfidë për shkak të një numri paqartësish në lidhje me plotësimin e fletëve të votimit dhe formularëve, si dhe me statusin e detyrueshëm të qëndrimit, të nevojshëm për të gjithë qytetarët e shteteve anëtare të BE-së që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Madhe. Afati i fundit për marrjen e statusit është 30 qershori i këtij viti, dhe sipas Ministrisë së Brendshme Britanike, aplikimet e vonuara për këtë aktualisht arrijnë në të paktën 305 000.
Pavarësisht nga momentet dhe vështirësitë e paqarta, votimi i bullgarëve jashtë provokon një interes të madh. Nëse më shumë bashkatdhetarë tanët do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit më 11 korrik, këtë do ta mësojmë së shpejti.
Përpiloi: Joan Kolev (mbi intervistat e Sillvija Velikovës dhe Diana Donçevës)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES dhe arkiv
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..