Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendpushimi “Albena” ishte i pari që mori stikerin "100% të vaksinuar"

Vendpushimi Albena
Foto: tourism.government.bg

Vendet turistike në Bullgari me staf të vaksinuar do të marrin stiker "100% të vaksinuar", njoftoi në një konferencë shtypi në Albena Ministrja e Turizmit Stella Balltova. Pushimorja e parë që mori një stiker të tillë është Albena.

Në vendpushim ka gjithashtu një zonë akomodimi për persona në karantinë në rast të zbulimit të të infektuarve me koronavirus, njoftoi Ministria e Turizmit.Aktualisht, në kompleks ka 6 hotele të hapura, në të cilat përveç turistëve bullgarë, ka rumunë, ukrainas, çekë dhe francezë. Numri i mysafirëve pritet të arrijë në 4 000 deri në fund të javës. Bullgaria ka paraqitur një kërkesë për pjesëmarrje në Fondin Evropian prej 100 milion euro për sigurimin e testeve falas në pikat kufitare në aeroporte gjatë hyrjes dhe largimit nga vendi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Në tunelet e kohës – Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik

I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..

botuar më 25-09-13 10.00.PD