Fabrika, pajisje hekurudhore, ura, thertore, të cilët kanë përfshirë në veten e vet historinë e zhvillimit të stuhishëm të industrisë nga dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, sot rrëzohen ose “vetëndizen” dhe shkatërrohen. Që të ruajë dëshmi për këta shembuj të vlefshëm arkitekturorë një ekip prej historianëve ka marrë përsipër detyrën të punojë një arkiv digjital dhe një aplikacion në celular me trashëgiminë industriale nëpër tokat tona.
Godinat e dikurshme industriale mund të fillojnë të jetojnë një jetë të re - me fasadat e tyre dinjitoze të tregojnë histori, kurse me funksionalitetin e vet të kthehen në një shtëpi të përkohshme për njerëz me profesione moderne, një njohje artistike ose të kryejnë funksione shoqërore. Trashëgimia industriale ka mundësi të shumta për një përshtatje dhe socializim, është i bindur kryeasistenti Ivajllo Naçev nga Instituti për Ballkanistikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili qëndron në themelin e projektit për arkivin digjital.
“Trashëgimia industriale, në ngjashmëri të llojeve të tjera të trashëgimisë është e lidhur me historinë dhe me kujtesën e qytetit - thotë ai. Por, ajo është e lënë pas dore tek ne dhe më tepër jemi mësuar t’u kushtojmë një vëmendje më të madhe kishave, manastireve, arkitekturës së qytetit nga fundi i shekullit të 19 dhe në maksimum deri në fillimin e shekullit të 20. Çdo gjë tjetër jashtë këtyre parametrave vështirë hyn në përfytyrimet shoqërore. Madje dhe statusi zyrtar i monumenteve të kulturës nuk mund të mbrojë shumë objekte industriale.”
I tillë është rasti me Fabrikën e dikurshme të Sheqerit në Sofje, e cila fjalë për fjalë është në shkatërrimin e sipër, por pavarësisht nga kjo ende varet nga teka e fatit.
Fabrika e sheqerit iь ka dhënë emrin të gjithë lagjes dhe kjo ilustron faktin se këto objekte nuk janë të mbyllura për veten e tyre, por kanë ndryshuar jetën në drejtime të shumta - sqaron Ivajllo Naçev. Këtu mund të mendojmë për demografi - për mijëra njerëzit, të cilët janë transferuar të jetojnë përreth. Mund të mendojmë po kështu për infrastrukturën, sepse për shkak të fabrikës është devijuar vija hekurudhore. Prandaj dhe një nga gjërat, të cilat po mundohemi që të bëjmë, është të ilustrojmë me dokumente rëndësinë e fabrikave për mjedisin më të gjerë dhe për funksionimin e qytetit si një organizëm të madh.”
Sipas historianit çdo një godinë duhet të identifikohet dhe të shikohet më vete, që të ruhet dhe më pas të përshtatet sipas karakteristikave të veta.
“Ne nuk dimë mjaft gjëra për trashëgiminë industriale, madje dhe historinë e fabrikave dhe objekteve të veçanta - shton Ivajllo Naçev . Do të jap shembull me Muzeun Kombëtar “Toka dhe njerëzit” në Sofje, i cili sipas datimit është vendosur në një ndërtesë industriale nga fundi i shekullit të 19-të. Por, kjo është pak e mundshme duke pasur parasysh teknologjitë e ndërtimit dhe mënyrën, në bazë të së cilës është ndërtuar qyteti. Dhe me të vërtetë, kur fillova të gërmoj, doli se korpusi i muzeut të sotëm është i ndërtuar mbase gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar. Përmes këtij shembulli dua të tregoj se edhe për objekte - monumente kombëtare të kulturës, ka boshllëqe ose faktet nuk janë korrekte. Dhe çfarë mbetet për më pak të njohurat dhe godinat e neglizhuar industriale”.
Një nga mjetet për një lexim të besueshëm të trashëgimisë industriale është krijimi i një aplikacioni në celular - më përpara për kryeqytetin. Përmes tij do të mund të shikohen ndërtesat në pamjen e tyre autentike nga koha, në të cilën kanë kryer qëllimin e vet bazë.
“Shpresoj që veprimtari të tilla të jenë të lidhura dhe me qëllime arsimore, që të mund të hedhim një vështrim drejt disa shembujve frymëzuese - thotë akoma historiani. Objektet industriale dhe sipërmarrësit inovativë nga e kaluara mund të frymëzojnë sipërmarrësit e ditës sonë dhe t’u tregojnë se si me kalimin e kohës vazhdimisht është nevojitur të ndryshojë mënyra e prodhimit dhe e shitjes.”
Përpiloi: Diana Cankova/ Në bazë të intervistës së Tanja Dimovës, BNR-“Hristo Botev”)
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..