Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është tërësisht në zonën e gjelbër për rrezik nga Covid

Prof. Nikollaj Vitanov
Foto: Nova TV

Të gjitha zonat e vendit janë me ngjyrë jeshile sipas përhapjes së koronavirusit. Kjo u njoftua nga matematikani i ish Shtabit Operativ Kombëtar Prof. Nikollaj Vitanov. Në Facebook, ai vazhdon të sistemojë statistikat zyrtare nga Portali i Unifikuar i Informacionit për situatën pandemike. “Unë zakonisht nuk i tregoj hartat e rrezikut sepse njerëzit në zona me rrezik të lartë mund të shqetësohen. Por sot harta është e tillë që mund të shfaqet pa shqetësime. Një hartë e tillë nuk ishte shfaqur për rreth një vit”, shkroi Vitanov.

Rreziku i Covid-19 në vend është “i tolerueshëm” dhe zvogëlohet. “Në rajonet bregdetare është shumë i ulët, kështu që kushdo që dëshiron mund të shkojë të pushojë në detin bullgar”, këshillon shkencëtari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Gucanov

Rreth një e katërta e ekonomisë së Bullgarisë ndodhet në sektorin informal

"Rreth një e katërta e ekonomisë bullgare – afërsisht 23–24% – është në sektorin informal. Nga ana tjetër, mungojnë para për pensione, për të rinjtë, për nënat, për vitin e dytë të lejes së lindjes. Si të mjaftojnë fondet, kur një pjesë e biznesit..

botuar më 25-08-22 2.47.MD

Kriza e ujit në vend po thellohet

Mbi 260 000 njerëz në vend janë tashmë nën racionim të ujit. Kriza e ujit ka përfshirë 16 qytete dhe 283 fshatra. Situata është më e rëndë në zonat e Pleven, Bllagoevgrad, Tërgovishte, Veliko Tërnovo, Lloveç, Kjustendill dhe Pernik. Dje, 21..

botuar më 25-08-22 11.03.PD
Foto: Spitali

Edhe në Gabrovo u ndërtua një platformë uljeje për helikopterë mjekësorë

Heliporti në territorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gabrovos tashmë është licencuar. Ai është i 13-ti në regjistrin e heliporteve të spitaleve të Administratës së Aviacionit Civil dhe është gati të vihet në funksion. Heliporti u ndërtua pranë..

botuar më 25-08-22 10.09.PD