Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 260 mijë persona vuajnë nga furnizimi i ndërprerë me ujë

Ivan Ivanov
Foto: BGNES

Deri më 18 gusht, nga ndërprerje në furnizimin me ujë janë prekur gjithsej 260 868 persona, 16 qytete dhe 283 fshatra, njoftoi ministri i zhvillimit rajonal, Ivan Ivanov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i cili po shqyrton një projektvendim për zgjidhjen e problemit në vend. Sipas tij, problemet kryesore të krizës së ujit lidhen me burimet ujore nëntokësore, veçanërisht në vendbanimet e vogla. Arsye të tjera janë rrjetet e dëmtuara të brendshme të ujësjellësit dhe përdorimi i paligjshëm i ujit. “Problemet shkaktohen gjithashtu nga ndryshimet klimatike dhe sasia e zvogëluar e reshjeve, si dhe nga rritja e konsumit të ujit të pijshëm për nevoja shtëpiake”, tha Ivan Ivanov, i cituar nga BTA. Këtë vit, falë reshjeve, numri i qyteteve me regjim uji është më i vogël krahasuar me vitet e mëparshme, por kjo nuk do të thotë se kushtet do të mbeten të mira, theksoi ministri. Sipas tij, në rezervuarët artificialë dhe në ato zona ku furnizimi bëhet nga diga, ka sasi të mjaftueshme të ujit.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD