Një automobil unik që vihet në lëvizje me bateri elektrike krijuan nxënësit e Gjimnazit Profesional të Transportit dhe Menaxhimit të Transportit në qytetin Kazanllëk. Ai ka emisione zero dhe efikasitet të lartë energjetik. Kjo makinë u punua që të prezantohet në një nismë ndërkombëtare në të cilën u përfshinë të rinj nga mbarë bota për të projektuar dhe për të garuar me automobilat më ekonomikë dhe më të pastër ekologjikë. Në këtë konkurrim marrin pjesë nxënës dhe studentë nga 16 deri në 25 vjeç. Qëllimi i fundit është që prototipat të kalojnë një distancë më të madhe me sasi më të madhe të lëndës djegëse ose të energjisë. Makina bolid e nxënësve të gjimnazit në Kazanllëk u punua më se 3 vjet nga më se 30 nxënës - 5 vajza dhe 25 djem. Ajo dallohet me dizajnin e saj futuristik. Forma i ngjan një pike për të pasur rezistencën më të vogël të mundshme ndaj ajrit. Automobili quhet “Fryma e Luginës” dhe ishte një nga atraksionet e mëdha të Festivalit të Trëndafilit në qytetin Kazanllëk, që u zhvillua kohët e fundit.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..