Të gjitha bankat në vend me marrëdhënie biznesi me personat e sanksionuar sipas ligjit global “Magnitski” tashmë kanë ndërmarrë masat e nevojshme shtrënguese, njoftoi BNB, duke saktësuar se masat përfshijnë bllokimin e llogarive dhe kartave, sekuestrime të imponuara dhe mbylljen e llogarive, njoftoi reporterja jonë Marta Mlladenova.
Disa nga këto masa u morën për arsye të tjera para botimit të listës së Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Shteteve të Bashkuara, shtoi BNB.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..