Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nën 1 për qind mbeten të infektuarit me koronavirus

Foto: EPA/BGNES

157 janë rastet e reja të koronavirusit për 24 orët e fundit. 0.88 për qind e 17 862 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Që nga fillimi i pandemisë testet e kryera për Covid-19 në Bullgari janë mbi 3 milion. Shumica nga të infektuarit janë në qytetin e Sofjes - 43. Ndiqen nga rrethet e qyteteve Bllagoevgrad - 15, Plovdiv dhe Shumen me 9. Asnjë rast i ri nuk ka në qytetet Loveç dhe Stara Zagora.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 12 190. Në spital janë të shtruar 2239 pacientë. 242 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve me koronavirus të konfirmuar është 15. Në 24 orët e fundit nga infeksioni u shëruan 893 persona.

Vaksinat e dorëzuara ditën e kaluar janë 9675, që është një numër shumë i ulët për një ditë pune. Dozat e vendosura totale janë 1 586 687. Imunizimin e kanë përfunduar 704 409 bullgarë, që është rreth 10 për qind e popullsisë në vend.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD